JOQ Albania
Home

“Plehrë e Gramoz Ruçit, herë tjetër do e shtrojmë me pula”, deputeti nxirret jashtë nga lokali
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/07/2019 8:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vijon revolta e qytetarëve kundër deputetëve të rinj të dalë nga listat e PD-së dhe të LSI-së, të cilët pranuan mandatet.

Këtë herë qytetarët kanë shpërthyer ndaj deputetit Adritik Alimadhi, i cili njëkohësisht është edhe kreu i Ballit Kombëtar.

Qytetarët e kanë nxjerrë atë nga lokali, teksa e quajnë tradhtar dhe plehrë të Gramoz Ruçit.

Ata thonë:

Ti nuk je ballist, por plehrë e Gramoz Ruçit. Në emër të popullit mos flisni”.

Më tej, deputeti detyrohet të lejë lokalin me bisht ndër shalë, bashkë me personat që e shoqëronin.