JOQ Albania
Home

Edi Reja në stadium për Partizanin, ja çfarë bën sapo mbaroi ndeshja
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/07/2019 8:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, ka qenë mbrëmjen e djeshme pranishëm në stadiumin "Selman Stërmasi" për të ndjekur nga afër ndeshjen mes Partizanit dhe Karabak, e vlefshme për turin e parë të Ligës së Kampioneve.

Tekniku e kishte premtuar që një muaj më parë se do të ishte i pranishëm në stadium për këtë sfidë, pasi dëshironte të shihte në veprim të kuqtë dhe mundimi nuk i ka shkuar dëm, pasi Partizani luajti mjaft mirë.

Menjëherë pas ndeshjes, Reja, u takua me bashkëkombësin e tij, trajnerin e Partizanit, Franko Lerda, duke biseduar në lidhje me takimin e mbyllur 0-0.

Reja e ka përgëzuar Lerdan për lojën e zhvilluar nga të kuqtë, sidomos në pjesën e dytë, ndërsa i ka dhënë edhe disa këshilla të vogla në lidhje me sdën e kthimit. Në tërësi, Reja ka duartrokitur Partizanin, teksa i ka uruar fat Lerdas për në Azerbajxhan.