JOQ Albania
Home

Mijëra dollarë fluturojnë nga makina, policia thirrje qytetarëve: Ju lutemi kthejini
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 10/07/2019 22:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dera e pasme e një autoblinde që transportonte dollarë është hapur dhe qindra-mijëra kartmonedha kanë fluturuar në autostradën I-285 në Atlanta.

Pamjet e rralla janë filmuar nga disa shoferë, kalimtarë të rastit.

Në videon që është publikuar në rrjet shihet autostrada e mbushur plot me kartmonedha për disa kilometra, ndërsa qindra makina kanë parkuara buzë rrugës, nga ku shofët kanë filluar garën me njëri-tjetrin kush të mbledhë më shumë para.

Kompania e transportit të parave i tha autoriteteve se nga makina kanë fluturuar rreth 175,000 mijë dollarë. Ndërsa policia i ka bërë thirrje qytetarëve të kthejnë pas paratë.

Deri tani dy persona kanë kthyer, njëri rreth 600 dollarë dhe tjetëri rreth 2,100 dollarë.