JOQ Albania
Home

Nga i nxehti përvëlues afrikan tek breshëri sa një kokërr portokalli, disa të plagosur pas stuhisë në Itali
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/07/2019 20:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vetëm dy ditë më parë Evropa po “përvëlohej” nga i nxehti afrikan ndërsa gjatë ditës së djeshme dhe të sotmes, situata ka qenë krejt e ndryshme.

Sot shumë prej shteteve evropiane, dhe jo vetëm, janë përfshirë në një situatë të pazakonte meteorologjike.

Stuhi të fuqishme dhe reshje të dendura shiu, e breshëri kanë ‘pushtuar’ Italinë fqinje. Deri më tani, raportohet se, si pasojë e kushteve ekstreme të motit, janë lënduar 18 persona.

Nga fotot dhe videot e ndara në rrjet duken erërat e ‘çmendura’ që marrin gjithçka para në një plazh.

Breshëri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në makina dhe çatitë e shtëpive ndërsa një grua shtatzënë ka përfunduar në spital me plagë në fytyrë dhe kokë.