JOQ Albania
Home

Nëna rrezikon jetën e fëmijëve, udhëton me makinë bashkë me ta brenda pishinës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/07/2019 20:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua 49-vjeçare është vënë në pranga pasi thuhet të ketë vënë në rrezik jetën e fëmijëve të saj.

Janus Yeager, u denoncua në polici, pasi thuhet të këtë lëvizur në Dixon, Illinois, me dy vajzat e saj të vogla sipër makinës.

Vajzat ndodheshin  brenda një pishine ngjyrë blu.

Yeager është parë duke ecur rrugëve bashkë me vajzat sipër. Thuhet se ajo u kishte thënë fëmijëve që të rrinin sipër pishinës bosh në mënyrë që të mos rrëzohej nga makina.

Sipas policisë, Yeagerv kishte shkruar tek shtëpia e një shoqeje që ta frynte pishinën dhe më pas kishte hipur vajzat sipër.

Nëna e vajzave u arrestua për dy akuza për rrezikimin e shëndetit/jetës së një fëmije dhe dy akuza për sjellje të pakujdesshme.

Burimi:Mirror|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania