JOQ Albania
Home

Bushati bën gafën e pafalshme, mbështet Valdrinin me sloganin e PD: Shkodra, punë e dinjitet
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10/07/2019 18:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditmir Bushati, ish-ministri i Jashtëm i shkarkuar nga Rama, doli kundër këtij të fundit pas humbjes së postit të ministrit në disa deklarata të tij, ku dukej se i hidhte kunja të fshehta kreut të qeverisë.

Por me sa duket, këto kunja janë në vazhdimësi të situatës politike.

Ditën e sotme në një prononcim për gazetarët, në mbështetje të Valdrin Pjetrit, kandidatit për bashkinë e Shkodrës, i cili konkurroi i vetëm dhe u vetëshpall fitues me 10% të votave, Bushati ka përdorur sloganin e PD për qytetin verior, që njihet si bastion i djathtë.

Ai tha para gazetarëve se Voltana Ademi duhej t’i lironte zyrën Pjetrit, por ka pasuar me “gafën” pasi ka reaguar në një status në Facebook.

Bushati shkruan:

Shkodra ka nevojë për punë, dinjitet dhe zhvillim”.

Kujtojmë se ky slogan është përdorur në zgjedhjet lokale në fushatën e 2015-ës nga PD.

Nuk dihet nëse kjo ishte një pakujdesi apo një kunjë tjetër e Bushatit për qeverinë.