JOQ Albania
Home

Nuk ka më vend në formacionin e Guardiolës, ylli i Mancester City përfundon në radarët e Bayernit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 10/07/2019 17:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Që pas largimit të Robben dhe Ribery, Bayern po mendon që të forcojë krahët e sulmit.

Në radarët e Bayern është gjermani i cili luan me Mancestyer Cityn, Leroy Sane.

Presidenti i bavarezëve, Karl Heinz Rumenigge ka besim se do të gjejë gjuhën e përbashkët me "qytetarët", për të transferuar lojtarin e Kombëtares..

Zërat për largimin e Sane nga Mancesteri kanë filluar prej kohësh.

Kjo pasi ai nuk e ka më të sigurtë vendin në formacionin e Pep Guardiolës, për shkak edhe të formës së mirë të Sterling dhe Bernardo Silva.

Ideja për transferimin e Sane i ka pëlqyer edhe trajnerit të bavarezëve, Niko Kovaç. Sipas tij, transferimi i gjermanit do të rriste edhe më tej cilësitë e skuadrës.

Burimi: GOAL|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania