JOQ Albania
Home

Gafa e çuditshme/ Atleti kujtoi se fitoi garën, por u bë gaz i botës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/07/2019 20:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një episod i çuditshëm ka ndodhur në garën e 5000 metrave në Diamond League të Lozanës.

Protagonist është bërë atleti, Hagos Gebrhiwet i cili ka bërë një gafë të pafalshme.

Hafgos kujtoi se gara përfundoi me të dëgjuar gongun dhe harroi se kishte edhe 400 metra për të bërë.

Ai ndërpreu garën duke e menduar veten fitues, por nuk iu besoi syve kur pa shokët e ekipit të vraponin ende.

25-vjeçari tentoi të futej në garë, por humbi ritmin, bashkë me mundësinë për të fituar garën.

Garën e fitoi bashkëkombësi i tij, etiopiani, Yomif Kejelcha, ndërsa Gebrhiwet, u rendit i dhjeti.

Ja pamjet: