JOQ Albania
Home

Ju presin lidhje serioze apo do ‘ngelni’ në derë? Ja çfarë thotë horoskopi për jetën dashurore të shenjave
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/07/2019 19:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të gjithë ne mund të jemi kuriozë për marrëdhëniet që mund të krijojmë në të ardhmen apo ato aktualet.

Dhe, thuhet se shenjat e horoskopit kanë një rëndësi të madhe për të kuptuar nëse marrëdhënia do jetë e gjatë apo e lumtur, apo i ka ditët e shkurtra.

Për të kuptuar më shumë rreth jetës suaj intime në bazë të shenjës së horoskopit, ju ftojmë të lexoni më poshtë.

Dashi

Njerëzit e kësaj shenje janë udhëheqës të guximshëm, të ndershëm, të sigurt, optimistë. Mundohuni ta shprehni veten në mënyra të reja dhe do të gjeni një lidhje serioze.

Demi

Do të keni marrëdhënie serioze në jetën tuaj. Ndërkohë, ju duhet të punoni për marrëdhëniet që tashmë i keni.

Binjakët

Mund të keni disa zënka me partnerin, apo të fejuarin. Emocione dhe përgjegjësi do të jenë të përfshira. Duhet të qetësoheni pakëz dhe t’i ulni pritshmëritë.

Gaforrja

Gaforret janë emocionale, sentimentale, besnike dhe këmbëngulëse. Nuk duhet t’i besoni fjalët e mira që thonë njerëzit pasi mund të zhgënjeheni më vonë.

Luani

Personat e kësaj shenje janë dominues, liderë, dramatikë, pasionintë dhe kreativë. Ju duhet ta prisni dashurinë me anë të sjelljeve praktike, jo vetëm romantike.

Virgjëresha

Njerëzit e kësaj shenje janë të pjekur dhe mund t’i përballojnë mirë marrëdhëniet. Ju jeni kreativë dhe romantikë në mënyrën se si ia shprehni emocionet partnerit.

PeshorjaPartneri do ndryshojë shumë gjera tek ju dhe do këto ndryshime do ju bëjnë persona më të mirë. Duhet të qëndroni të shëndetshëm kur të zbuloni gjëra të reja rreth vetës suaj.

AkrepiAkrepët janë të fortë, të sigurt dhe të qetë. Duhet të mendoheni dy herë përpara se të nisni një marrëdhënie të re.

Shigjetari

Do ta gjeni dashurinë shumë shpejt. Personat e kësaj shenje i tërheqin njerëzit shpejt me sharmin e tyre.

Bricjapi

Bricjapët janë të rezervuar, të duruar dhe me një sens të mirë humori. Ju pret një marrëdhënie e pazakontë.

UjoriDuhet të mundoheni që ta shprehni më shumë veten lirisht. Jini i kënaqur me veten.

Peshqit

Ju keni marrëdhënie serioze që funksionon shumë mirë. Që lidhja juaj të vazhdojë e fortë duhet të kuptoni nevojat e partnerit.

Burimi:Sarcasm|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania