JOQ Albania
Home

Icardi zbret nga autobusi, tifozi e surprizon me gjestin e veçantë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 09/07/2019 18:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Interi ka zhvilluar sot stërvitjen e radhës në Lugano.

Kjo ishte e dita e dytë, ku zikaltërit ishin në urdhërat e Antonio Contes.

Pas stërvitjes, ekipi u kthye me autobus në hotelin luksoz "Villa Sassa".

Pranë hotelit ishin pozicionuar dhjetra tifozë, të cilët dëshironin të shihnin nga afër kampionët e tyre.

Njëri prej tyre lëshoi një mesazh për Mauro Icardin.

Në momentin që argjentinasi zbriti nga autobusi, njëri prej tifozëve bërtiti duke thënë:

Mauro je i madh. Mos u dorëzo. Qëndro me ne.

Kujtojmë këtu se Icardi nuk është më në planet e Interit dhe po përgatit divorcin me klubin zikaltër.

Opsionet e mundshme për transferimin e argjentinasit janë Atletico Madrid, Juventus dhe Napoli.

Burimi: Fcinternews|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania