JOQ Albania
Home

Befason Paloma: Sa herë zihemi, burri merr mamin në telefon
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09/07/2019 12:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të gjithë e njohim me emrin "Paloma", që nga koha kur "ngacmonte" politikanët në emisionin "Fiks Fare", por emri i vërtetë i saj është Rudina Demneri.

Ajo ka qenë e ftuar në emisionin "Ftesë në pesë", në Top Channel, ku ndër të tjera foli për jetën e saj personale, në veçanti për marrëdhënien e shkëlqyer që ka me vjehrrën e saj.

Rudina zbuloi në emision "vesin" e çuditshëm që bashkëshorti i saj bën, sa herë që kanë grindje për gjëra të vogla bashkë.

Lidhur me veprimin e të shoqit pasi grinden, Rudina u shpreh: 

Problemi është që për cdo problem që kemi e merr mamin në telefon, dhe ajo gjithmonë i del kundra. Sa herë kemi konflikte direkt mamin në telefon”