JOQ Albania
Home

U dërgoi prindërve foto nga pushimet me të dashurin, ‘turpërohet’ keq 22-vjeçarja
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/07/2019 22:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kur vjen puna tek marrëdhëniet fëmijë-prindër, një temë specifike do mbetet kryesisht ‘tabu’, marrëdhëniet seksuale.

Një 22-vjeçare kaloi një siklet të vogël kur u dërgoi prindërve të saj një foto në WhatsApp, por i kishte shpëtuar një detaj i vogël.

Kelsey Poole kishte shkuar në Antalya, Turqi më të dashurin e saj 23-vjeçar Elliot. Në një moment, ndërkohë që fliste me të ëmën për të rejat e tyre nga pushimet, ajo i dërgoi edhe një foto.

Por, në foton, që ishte një selfie nga pasqyra, dukej gjithashtu një shishe lubrifikanti. Për fatin e saj të keq, nëna ia tregoi babait dhe ishte pikërisht ai që e vuri re produktin të foto.

Duke i kthyer mesazhin, nëna shkroi:

Babi thotë që fotot janë të bukura, interesante ajo shishja e Durex.”

Dyshja u kthyen në shtëpi të dielën dhe thonë që situata kaloi me të qeshura.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania