JOQ Albania
Home

Ka ende ndjenja për Interin, Icardi “çmend” tifozët me gjestin e radhës
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 08/07/2019 17:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Interi ka nisur ditën e sotme fazën përgatitore në Lugano. Pjesë e lojtarëve të grumbulluar nga Conte ishin edhe Naingolan e Icardi.

Për të dy Marotta deklaroi një ditë më parë se nuk bëjnë pjesë më në planet e shoqërisë. Përpara se të niseshin për në Zvicër, Conte grumbulloi skuadrën në qendrën stërvitore "Appiano Gentile".

Icardi ka ardhur në qendrën stërvitore me Lamborghinin e tij zikaltër. Mediat italiane e kanë parë gjestin e ish-kapitenit, si një konfirmim i lidhjes së fortë të tij me ngjyrat zikaltër, të cilave do t’u thotë mirupafshim gjatë merkatos verore.

Krisja mes Icardit dhe klubit ndodhi pak muaj më parë, pas deklaratave të përsëritura të Wanda Naras në media.

Deklaratat u kanë sosur durimin zikaltërve, të cilët vendosën t’i hiqnin shiritin e kapitenit.

Më pas Icardi nuk pranoi që të luante në disa nga ndeshjet vendimtare të Inter. Kjo bëri që ish-kapiteni të humbte edhe respektin e një numri të madh tifozësh zikaltër.

Burimi: Calciomercato|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania