JOQ Albania
Home

E paskemi ditur gabim, femrat janë më të ‘pista’ se meshkujt në shtrat
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/07/2019 11:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kur vjen puna tek çështjet e dhomës së gjumit, shumica e njerëzve supozojnë se meshkujt janë më të ‘pisët’ sesa femrat.

Por, sipas një studimi, në fakt është komplet e kundërta.

Studimi, që analizonte sesa shpesh gratë dhe burrat i pastrojnë ose ndërrojnë çarçafët, ka zbuluar se zonjat i lënë më shumë pas dore këto punë.

Pra, kur themi që femrat janë më të pista në shtrat, e kemi për kuptimin e parë të fjalës.

Nga rreth 2,000 njerëz të analizuar, kërkuesit zbuluan se burrat e të rinjtë i lajnë çarçafët e krevatit çdo dy javë.

Ndërsa, femrat i ndërronin çarçafët një herë në muaj.

Nga ana tjetër, 61 për qind e femrave deklaruan se parapëlqejnë që të flenë pa rroba, krahasuar me 39 për qind të pjesëmarrësve meshkuj.

Duke komentuar gjetjet e habitshme, një zëdhënës i ErgoFlex tha:

Është interesante se meshkujt duket se janë shumë më higjienikë kur bëhet fjalë për shtratin e tyre sesa femrat."

Edhe pse ndryshimi i çarçafëve të krevatit mund të jetë një punë që e bëjmë duke u ‘zvarritur, ekspertët thonë që e mira është që të ndërrohen një herë në javë.

Burimi:NYP|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania