JOQ Albania
Home

Nuk donte të paguante para shtesë në aeroport, pasagjeri vesh 15 bluza njëra pas tjetrës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/07/2019 9:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mund të na ketë ndodhur të gjithëve që ta kemi kaluar limitin e peshës me valixhet në aeroporte.

Në këto raste ose duhet të paguajmë ekstra ose pjesa e mbetur do të zbrazet dhe flaket. Por, John Irvine, nuk kishte ndërmend të bënte as njërën as tjetrën.

Kur u njoftua se e kishte kaluar peshën e caktuar ai vendosi që kilogramët e tepërta t’i mbante veshur.

Kështu, John përfundoi duke veshur plot 15 bluza njëra pas tjetrës, vetëm që të mos paguante para shtesë.

Familja Irvine po udhëtonte nga Nice, Francë për në aeroportin e Edinburgh-ut kur djali i tyre Josh filmoi të gjithë skenën.

Pamjet gazmore u ndanë në Twitter ku kanë marrë një numër të madh komentesh.

Stafi i EasyJet në aeroport nisën të qeshnin në momentin që pasagjeri nisi të vishte trikot me radhë.

Familja kishte qenë me pushime, dhe si pasojë e valës së nxehtësisë që ka përfshirë Evropën Perëndimore, ai kishte ardhur në aeroport me vetëm një bluze.

Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania