JOQ Albania
Home

Brazili “show”, mund Perunë në finale dhe fiton Kupën e Amerikës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/07/2019 0:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Brazili është shpallur kampion i Kupës së Amerikës Jugore për herë të nëntë në histori.

‘Seleçao’ mundi mbrëmjen e sotme me rezultatin 3-1 Perunë duke siguruar trofeun e madh.

Ndeshja nisi mirë për brazilianët të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 15-të me Everton.

Nga ana tjetër, Peruja nuk u dorëzua dhe veterani Guerreroi baraspeshoi gjithçka nga pika e bardhë në fundin e pjesës së parë duke e bërë akoma më interesante sfidën.

Por, gëzimi i peruanëve nuk zgjati shumë, pasi vetëm pak minuta më vonë, ylli i Cityt, Gabriel Jesus, në minutën e tretë të shtesës, realizoi për 2-1 dhe i dërgoi ekipet në dhomat e zhveshjes me këtë rezultat.

Pikërisht, Jesus u ndëshkua me karton të kuq 20 minuta para fundit të ndeshjes, por diferenca numerike nuk u shfrytëzua nga Peruja.

Rezultatin përfundimtar e vulosi Richarlison në minutën e 90′, i cili shënoi nga 11-metërshi për 3-1.

Kështu, Brazil u shpall kampion për herë të nëntë në histori, me trofeun që i mungonte që nga viti 2007. Festa është e gjitha e brazilianëve.