JOQ Albania
Home

Dyshime të reja mbi vdekjen e Astorit, zbulohet një dokument i falsifikuar
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/07/2019 12:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kur kanë kaluar gati një vit e gjysmë humbja e papritur e Davide Astorit, ende ka shumë dilema rreth vdekjes së tij misterioze.

Ish-kapiteni i Fiorentinës, ndërroi jetë në hotelin ku skuadra e tij ishte akomoduar para ndeshjes ndaj Udinezes në Seria A, teksa u gjet pa jetë në dhomën e tij nga shokët e skuadrës.

Hetimet për të vazhdojnë edhe sot, pasi ende nuk është gjetur arsyeja ekzakte që çoi në vdekjen e futbollistit.

Fillimisht, u akuzua mjeku i tij që kishte kryer testet fizike dhe mjekësore pasi kishte vënë re se ka probleme me zemrën, megjithatë ai e kishte mbajtur të fshehtë këtë dhe e kishte lejuar Astorin që të luante.

Sot, ka dalë në skenë një tjetër hipotezë që lidhet sërish me mjekun Xhorxho Galanti.

Ai e ka plotësuar letrën e Astorit sikur gjithçka është e rregullt, por në fakt duket se Astori nuk i ka kryer asnjëherë testet mjekësore për zemrën dhe për nivelin e stresit.

Kjo ka bërë që Astori të mbante një certifikatë false e lëshuar nga mjeku dhe i ndihmuar nga një tjetër person i cili ka punuar gjatë kësaj kohe për të fshehur gjurmët.

Tashmë, Galanti mund të hetohet për shpërdorim detyre dhe neglizhencë që çoi në vdekjen e Astorit, si edhe për falsifikim.