JOQ Albania
Home

Messi “tërbohet” pas ndeshjes, refuzon medaljen dhe shpërthen në akuza
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/07/2019 9:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Argjentina arriti vendin e tretë në “Kupën e Amerikës”, teksa ka mundur mbrëmjen e djeshme Kilin, me rezultatin 2-1.

Sfida prodhoi shumë tension teksa u nxorrën edhe dy kartona të kuq, madje për kapitenët respektivë, Messi dhe Medel, të cilët u “kacafytën” mes tyre dhe arbitri i nxori jashtë.

Pas ndeshjes, Messi, edhe pse një lojtar gjakftohtë, është treguar i sinqertë dhe ka thënë hapur atë që mendon duke shpërthyer në akuza. Ai deklaroi se fituesi është i paracaktuar.

Messi u shpreh:

Nuk mora medaljen sepse nuk doja të bëhesha pjesë e korrupsionit dhe mënyrës se si na kanë trajtuar në këtë kompeticion. Largohemi me kokën lart dhe me ndjenjën se meritonim diçka më shumë, të shkonim në finale".

Ndërkaq ka shtuar:

Tashmë është e qartë se Brazili do dalë kampion, gjithçka është bërë në një mënyrë të tillë. Unë them gjithnjë të vërtetën dhe atë që mendoj, kështu jam i qetë. Kartoni i kuq ka qenë për fjalët që thashë pas ndeshjes me Brazilin”.