JOQ Albania
Home

Nëna e tre fëmijëve tregon si humbi 60 kg pasi iu shpif vetja nga selfiet
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06/07/2019 20:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kur Natalie Hirst pa veten e saj në foto pasi solli në jetë fëmijën e tretë, e kuptoi menjëherë se diçka duhej të ndryshonte me sezbën.

Pesha trupore e 28 vjeçares kishte shkuar plotë 130 kilogramë, teksa ishte rritur gradualisht, pa e kuptuar, gjatë shtatzënive.

Teksa tashmë ka ndryshuar gjithë formën e saj trupore dhe peshon vetëm 60 kilogramë, gruaja nga Adelaide tregon se si i ndryshoi tërësisht jeta.

Ajo shprehet:

Ma shpifte vetja në foto dhe nuk e besoja dot si isha transformuar. Kur jam martuar peshoja 48 kilogramë. Shtatzënitë më shndërruan tërësisht”

Sot, jeta e Natalie është fokusuar në jetesën e shëndetshme dhe ushtrimet fizike, të cilat më parë, bashkë me dietën, i dukeshin sikur do e mbysnin.

Natalie ka thënë për Femail:

Kur nisa të punoja full time, kur isha 16 vjeçe, fitova 20 kilogramë për dy vjet, pasi jetoja në mënyrë të pashëndetshme dhe kisha një jetë shumë të stresuar”.

Ankthi gjithashtu u bë një problem serioz për nënën e tre fëmijëve, teksa thotë se gjendja u përkeqësua edhe më shumë kur nisi të provonte që të bënte dieta, për t’u dobësuar.

Në moshën 22 vjeçare ajo ra shtatzënë me djalin e saj të parëdhe e përdori si justifikim këtë shtatzëni për të ngrënë çfarë të donte. Në përfundim kishte fituar 30 kilogramë.

Ajo shton:

Isha 22 javëshe kur zbulova se kisha probleme me zemrën, pasi shkova në spital, teksa pësova atak kardiak. Më thanë se nuk më lejohej të bëja aktivitet fizik, ç’ka më bëri që të rrija ulur gjithë ditën dhe të haja shumë”.

Pas lindjes së fëmijës së parë, Natalie humbi shumë peshë, pasi duhej të ishte gati për dasmën.

Ajo tregon se ra ndjeshëm për 19 muaj, përmes ushtrimeve dhe dietës yo-yo. Siç thotë Natalia, konsumonte vetëm rrënjë bimësh, barishte dhe shumë pak ushqime, duke eliminuar një pjesë të madhe të produkteve që hante më parë.

Mirëpo, e kuptoi se edhe kjo nuk ishte një mënyrë aspak e shëndetshme e të jetuarit, edhe pse kishte pasur rezultate të kënaqshme.

Kur i biri ishte thuajse 2 vjeç dhe ajo kishte arritur në një peshë trupore tepër të ulët, prej periudhës kur ishte adoleshente, ra sërish shtatzënë.

Sërish nisi të kishte ankth, stres dhe dembelizëm, duke bërë që në këtë shtatzëni të fitonte plotë 35 kilogramë.

Vetëm 10 javë pasi djali i saj i dytë lindi, Natalie zbuloi se kishte ngelur sërish shtatzënë me fëmijën e tretë dhe normalisht, nisi një cikël i ri i ngrënies pa masë dhe mungesës së ushtrimeve.

Disa javë pasi solli në jetë të birin, Natalie fotografoi veten për të parë se si dukej dhe ngeli e shokuar nga trupi i saj.

E reja thotë se kishte arritur në 130 kilogramë dhe ia shpifte vetja e saj teksa shikonte diferencën e madhe në foto.

Gruaja nisi menjëherë dietën me ushqime të shëndetshme dhe teksa këshillohej me mjekët, pasi ishte në dijeni të problemeve me zemrën, nisi ushtrimet fizike.

Pasi humbi 60 kilogramë dhe përmirësoi dietën ushqimore, vajza punësoi një trajnues personal për të patur rezultatet e dëshiruara.

Ajo tashmë ka marrë një numër të madh komplimentesh nga njerëz që i thonë se duket shumë bukur dhe se i ka inkurajuar që të bëhen si ajo.

Burimi: DailyMail |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania