JOQ Albania
Home

“Ledio, të lutem”/ Kjo është fytyra e regjisorit misterioz të Çanit
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06/07/2019 18:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kemi një kohë shumë të gjatë që dëgjojmë Arian Çanin të komunikojë me regjisorin e tij, Ledion, për çdo problem që ai ka, apo edhe për mendime që prezantuesit i vijnë në moment.

Të ftuarit e emisionit përherë thonë “Ledio, të lutem” para se të shfaqen klipe apo materiale filmike në “Zonë e Lirë”, duke u miqësuar gjithmonë e më tepër me regjisorin.

Mirëpo, deri më tani, anjëherë nuk ia kemi parë fytyrën këtij Ledios.

Ai quhet Ledio Topalli dhe ka nisur rrugëtimin me këtë program që në nisje të tij, 15 vite më parë.

Kurrë nuk ka dashur të bëhet person publik, duke ruajtur tepër sekrete jetën e tij private.

Ledio është i martuar me dietologen-nutricionisten Rolina Naco dhe çifti ka një vajzë.

Edhe pse ai tergohet i rezervuar, bashkëshortja, Rolina, herë pas here publikon foto ku shfaqen të tre bashkë.

Disa prej tyre keni mundësinë t’i shikoni në galerinë e mëposhtme.