JOQ Albania
Home

Çifti tregon sekretin: Si realizuam super dasmën madhështore me vetëm 3 mijë dollarë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06/07/2019 17:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një çift ka arritur të realizojë dasmën e ëndrrave, e cila ka dalë me të vërtetë fantastike, duke përdorur blerjet me të lirë si dhe Amazon.

Ashley Hicks nga Raleigh, Karolina e Veriut, u martua me të shoqin më 8 qershor dhe kishin si plan të nisnin një jetë të re pa borxhe, përfshirë edhe ato që mund të shpenzonin për të pasur një dasmë luksi.

Ashley tha për ABC 7:

Burri im e kishte ndarë mendjen që nuk do të bënim dasmë".

Ajo tregoi se i shoqi punon si financier dhe kishte qenë ai në fund e aftësitë e tij, që i kishin ndihmuar të dy të kursenin sa më shumë të ishte e mundur për të realizuar ëndrrën që kishin.

Ata u fejuan në shkurt, ndaj kishin shumë presion mbi shpatulla për të realizuar këtë dasmë brenda pak kohe dhe me një buxhet shumë të limituar.

Gjatë planifikimit, Ashley tregon se kërkoi ndihmën e një organizueseje dasmash në mënyrë që të mund të realizonin eventin në kohë të limituar dhe me buxhet të vogël.

Këshilla e organizueses së dasmave për Ashleyn ishte që të shikonte në Amazon për produkte me çmime shumë të ulëta ose të krahasonte çmimet e Amazon me ato që kanë dyqanet fizike dhe të zgjidhte më të mirën.

E reja tregon:

Blemë fustanin, këpucët, fustanet e shoqërueseve të nuses, këpucët e tyre, bizhuteritë, veshjen e dhëndrrit dhe shoqëruesve të tij, tavolinat, pjatat etj. Ishte një listë shumë e gjatë”.

Blerja online e ndihmoi vajzën të realizonte një dasmë madhështore me një çmim të arsyeshëm.

Ata kishin të dy 150 të ftuar në eventin e rëndësishëm të jetës së tyre.

Burimi: DailyMail |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania