JOQ Albania
Home

Totti i ashpër: Nuk ia ndiej mungesën kësaj Rome, një president më merr ç’do ditë në telefon
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/07/2019 10:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Françesko Totti është larguar nga Roma dhe përveç dashurisë shpirtrore, aktualisht nuk e lidh asgjë me këtë klub.

Së fundmi, në një deklaratë të lëshuar për “Corriere Dello Sport”, ish-kapiteni legjendar shpjegon si ka përjetuar ditët pas lagimit nga radhët e klubit ku kishte kaluar gjithë jetën e tij sportive.

Totti tregon:

Kam marrë shumë propozime këto ditë, po reflektoj cilën të zgjedh. Kësaj Rome nuk ia ndjej mungesën, sot për sot nuk më mungon asgjë. Nuk kam kontaktuar me asnjë prej drejtuesve pas lamtumirës. Pas asaj konference për shtyp kam qëndruar me familjen time. Nuk ka asnjë kthim mbrapa. Nëse unë bëj zgjedhje, pastaj nuk kthehem më mbrapsht."

Një nga ofertat që i ka ardhur është ajo e presidentit të Sampdorias, Ferrero, i cili e kërkon me çdo kusht në stafin e tij, “Më telefonon thuajse çdo ditë”, ka pranuar duke qeshur ish-kapiteni i Romës.