JOQ Albania
Home

Ford sjell ‘super bishën’ që kushton 1,2 milionë dollarë, por për ta blerë nuk ju mjaftojnë vetëm paratë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05/07/2019 23:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Festivali i Goodwood i këtij viti është thjesht mahnitës. Shumë makina ‘ekzotike’ debutuan por ndoshta modeli më i rëndësishëm vjen nga Ford.

Bëhet fjalë për Ford GT Mk II dhe videot e shpërndara tregojnë se ajo mund të jetë një bishë e vërtetë.

Kompania do të sjellë vetëm 45 copë nga ky model dhe për ta pasur nën zotërimin tuaj nuk mjaftojnë vetëm paratë.

Sigurisht, paratë janë të rëndësishme, pasi kjo super makinë kushton 1,2 milionë dollarë, por për ta bërë tuajën dhe për të ‘shëtitur’ me të duhet të jeni të kualifikuar fillimisht.

Pra, blerësit duhet të aplikojnë për të fituar të drejtën për të pasur një makinë të tillë në koleksionin e tyre.