JOQ Albania
Home

Studimi: Personat e varur pas celularit kryejnë më shumë marrëdhënie seksuale se të tjerët
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05/07/2019 22:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Personat e varur pas celularëve kanë një tendencë për të takuar më shumë njerëz, e rrjedhimisht të kryejnë më shumë marrëdhënie seksuale, se të tjerët.

Në këtë përfundim ka dalë një studim i ri, i cili në qendër ka pasur kryesisht të rinjtë që përdorin shumë aplikacionet e rrjeteve të ndryshme sociale.

Sipas këtij studimi, studentët që e përdorin shumë celularin mund të kenë më shumë marrëdhënie intime, por kjo nuk do të thotë që detyrimisht janë të lumtur.

Në kuadër të kërkimit, një skuadër shkencëtarësh ndërkombëtarë kanë folur me më shumë se 3,425 studentë universiteti.

Pjesëmarrësit janë pyetur për përdorimin e celularit, shëndetin mendor dhe aspekte të tjera të jetës.

Studimi u krye nga shkencëtarë në Universitetin e Cambridge që ndodhet në Angli si dhe ata të Universitetit të Chicago dhe Minnesota në SHBA.

Studiuesit zbuluan se një në pesë studentë ishin tepër të varur nga smartfonët e tyre, ndërsa vajzat dhe pjesëmarrësit më të vegjël në moshë kanë më shumë gjasa të shfaqin përdorim të tepruar të telefonit.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania