JOQ Albania
Home

Real Madridi nuk njeh limite, 80 mln euro dhe dy super lojtarë për shërbimet e Pogba
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/07/2019 12:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjashtë goditjet e bujshme deri tani, duket se nuk i kanë mjaftuar Real Madridit që të mbyllë çështjen e merkatos. Klubi spanjoll po tenton edhe surprizën e madhe.

Sipas mediave iberike, madrilenët  po përgatisin një ofertë të parefuzueshme për Manchester United, pasi kërkojnë nga ky ekip mesfushorin, Paul Pogba.

“El Chiringuito" shkruan se Florentino Perez ofron 80 milionë euro plus kartonin e Gareth Bale dhe Toni Kroos.

Duket e pabesueshme në fakt pasi bëhet fjalë për dy lojtarë kalibri si Kross dhe Bale.

Megjithatë, duketse  dëshira e madhe që ka Zidane për ta pasur në ekip Pogbanë, ka bërë që drejtuesit të mos kursehen aspak.

Priten zhvillime të reja rreth këtij transferimi.