JOQ Albania
Home

Kishte siguruar një uniformë policie, adoleshenti bën ‘kërdinë’ me gjoba në rrugë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 04/07/2019 22:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një adoleshent i ka shpëtuar burgut pasi kishte bërë “kërdinë” me gjoba duke u hequr si polic.

18-vjeçari Mason Crozier nga Wythenshawe, Manchesteri jugor, kishte siguruar një uniformë policie dhe mbante gjithashtu një mjet identifikimi të falsifikuar ku lexonte "PC Dale Thomas".

Crozier vinte në shënjestër njerëz të ndryshëm në mënyrë të rastësishme për vepra penale të pretenduara, dhe thuhet gjithashtu se adoleshenti shoqërohej nga një person tjetër i cili nuk është kapur ende.

Adoleshenti, i cili ka humbur nënën qëkur ishte i vogël ndërsa babain e ka në burg, arriti që t’i shpëtonte burgut.

Prokurori Duncan Wilcox u shpreh në gjykatë se më 26 maj 2019,Crozier iu afrua një shoferi taksie në Oxford Road, Manchester.

Crozier i tha shoferit se kishte kryer shkelje dhe i kërkoi të paguante në vend një gjobë prej 45 paundësh.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania