JOQ Albania
Home

Qentë frikësohen nga fishekzjarret, amerikanët braktisin festimet e Pavarësisë dhe bëjnë gjestin perkës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 04/07/2019 21:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditë e Pavarësisë në SHBA, ashtu si në shumë vende të tjera të botës, festohet ndër të tjera edhe me shfaqje fishekzjarrësh.

Por, ndërkohë që njerëzit mahniten nga dritat në qiell, qentë që nuk e kuptojnë se pse po ndodhin zhurmat, frikësohen dhe stresohen.

Me rastin e Pavarësisë probleme hasin më shumë strehat e kafshëve pasi qentë e frikësuar fillojnë të sillen në mënyrë jo të zakontë.

Por, për fat të mirë një grup njerëzish në Phoenix, Arizona, u kujdesën që këtë ditë feste për amerikanët të qëndronin pranë kafshëve të frikësuara.

Disa vullnetarë u shfaqën në dy streha kafshësh për të qetësuar qentë e nervozuar.

‘Calming the Canines’ u nis nga streha Maricopa County Animal Care and Control (MCACC)’, dhe vitin e shkuar më shumë se 300 vullnetarë u ofruan që 4 Korrikun ta kalonin me qentë.

Ben Swan, drejtori i strehës u shpreh:

Ishte shumë prekëse të shihje sesi u përgjigj komuniteti. Ndihmoi shumë për ta përcjellë mesazhin tonë."

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania