JOQ Albania
Home

Të pandarë nga njëri-tjetri prej 60 viteve, çifti i të moshuarve festojnë përvjetorin me një ‘dasmë’ të dytë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03/07/2019 23:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ginger dheGeorge janë martuar së bashku në vitin 1960 dhe që prej atëherë nuk janë ndarë kurrë nga njëri-tjetri.

Çifti nga Karolina e Jugut, SHBA, e kanë festuar 60-vjetorin e martësës në një mënyrë të veçantë: Një set fotografik që si temë kishte dasmën.

Ginger dhe George kanë së bashku katër fëmijë, 18 nipër dhe mbesa si dhe 19 stërnipa e mbesa.

Fotot e tyre mahnitëse, që rrezatojnë dashuri të sinqertë, janë shkrepur nga mbesa e tyre e cila është gjithashtu edhe fotografe.

Abigail Lydick donte që gjyshërit e saj të dashur të jetonin edhe një herë ditën kur lidhën kurorë bashkë.

Lydick, e  cila ka dhe një studio të vetën fotografike, u ndihmua gjithashtu nga persona të ndryshëm të cilët siguruan lulet, flokët dhe grimin e gjyshes.

Burimi:Mirror|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania