JOQ Albania
Home

Trendi i ri për bikinit, një copë transparente me një shirit në mes që kushton sa ‘qimet e kokës’
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03/07/2019 21:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kur vjen puna tek rrobat e banjos, sa më pak ‘copë’ të kenë, aq më shumë të shtrenjta janë.

Çdo sezon dalin trende të reja për rrobat e banjos, por një model i sjelle në treg së fundi i ka ndarë njerëzit në dy grupe.

Një markë në Los Angeles ka sjellë një pali bikini të tejdukshme, të cilat kanë thjesht një shirit në mes për të mbrojtur zonën më intime të gjoksit.

Dhe, për t’i bërë tuajat këto bikini të tejdukshme duhet të paguani jo pak, por plot 590 dollarë.

Pjesa e sipërme ka tërhequr më shumë vëmendjen, ndërsa pjesa e poshtme e kostumit ka një model të thjeshtë me ngjyrë mishi.

Veçse kushtojnë sa ‘qimet e kokës’, nuk kuptohet mirë nëse pjesa e sipërme është e përshtatshme për të notuar, apo shërben vetëm sa për të bërë ndonjë foto për Instagram.

Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania