JOQ Albania
Home

Icardi drejt Juventus? Këto janë koiçidencat e frikshme që po “çmendin” tifozët
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 03/07/2019 17:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Midis Juventus dhe Mauro Icardit po lëviz diçka. Nuk është një tratativë e thjeshtë, por një sërë ngjarjesh të ndodhura së fundmi, ngrenë dyshime të forta. Episodi i parë ka të bëjë me fluturimin urgjent të drejtorit sportiv të Juventus, Fabio Paratici. Ky i fundit është ndalur pikërish në Ibiza, ku ndodhet edhe Icardi me Wanda Narën. Zërat thonë se Paratici nuk udhëtoi drejt Ibizas vetëm për një zhytje në ujë.

Fakti i dytë lidhet me udhëtimin e Wanda Narës në Milano. Agjentja dhe gruaja e Icardit e ka konfirmuar vetë këtë nëpërmjet një postimi, duke thënë se do të qëndrojë vetëm për 6 orë në Milano. Pikërisht në këtë fashë kohore në Milano ndodhej edhe Paratici, i cili ishte i zënë me operacionet e ndryshme në merkato.

Për momentin janë vetëm zëra por asgjë nuk është e pamundur. Në fakt, trajneri i ri i Inter, Antonio Conte, sapo mori drejtimin e skuadrës e përjashtoi Icardin nga planet e tij.  Interi nga ana tjetër e di shumë mirë që nuk do të mund ta shesë dot 110 milion euro argjentinasin, aq sa është edhe klauzola e tij. Mirëpo duhet parë edhe shuma që do të ofrojnë bardh e zinjtë.

Gjithashtu e hapur mbetet edhe pista e një shkëmbimi, Icardi-Dybala. Argjentinasi i Juventus kushton jo më pak se 100 milion dhe ka një pagë prej 7.5 milion eurosh, kundrejt 4.5 milion euro që merr Icardi. Ky i fundit pëlqehej shumë nga Sarri, trajneri aktual i Juventus, në kohën kur ishte në krye të stolit të Napolit. Sipas mediave italiane një takim mes Wanda Narës dhe Paraticit nuk do të zhbllokonte operacionin, por gjithçka mund të ndodhë.

Burimi: Sportmediaset| Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania