JOQ Albania
Home

Nesër vizitat mjekësore, Bufon bëhet me ekip të ri
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/07/2019 15:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nuk ka më dyshime, Xhanluixhi Bufon është lojtari i ri i Juventusit.

Portieri legjendar është rikthyer vetëm pas një viti në Torino ku provoi një aventurë në Francë me PSG-në, e cila nuk rezultoi pozitive.

Tashmë, 41-vjeçari do të kthehet për t’i vënë kapak karrierës së lavdishme te klubi i zemrës duke luajtur sezonin e fundit.

Sipas ‘Sky’ dita e nesërme do të jetë e dedikuar për vizitat mjekësore, ndërsa Bufon ka pranuar të jetë portieri i dytë.

Gardiani do të jetë zëvendësi i Sheznit, teksa në marrëveshje është parashikuar të luajë një numër të caktuar ndeshjesh në kampionat dhe Champions League.

Njëkohësisht, Bufon do të përgatitet për rolin drejtues që do të marrë në klubin bardhezi, pasi të përfundojë edhe vitin e fundit të karrierës me dorezat në duar.