JOQ Albania
Home

81-vjeçari prej 3 muajsh me ereksion të penisit, “i bie pika” kur shkon tek doktori
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03/07/2019 9:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë i moshës 81 vjeçare ka vuajtur nga ereksioni i gjatë, i cili ka zgjatur plotë 3 muaj.

Kjo gjendje jo e zakontë është shkaktuar nga kanceri i prostatës që kishte prekur të moshuarin.

Burri nga Australia, i cili nuk ka dashur të identifikohet, nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore për ereksionin e zgjatur sëtepërmi, deri sa nisi të kishte probleme me urinimin.

Ai u diagnostikua me një formë agresive të kancerit të prostatës pasi nga analizimi i pamjeve të një skaneri doli se kishte tumor në muret e organit gjenital.

Mjekët thonë se kanceri ishte aq i rëndë sa që është shpërndarë në abdom dhe gjenitale. Një ekspert ka thënë se tumoret ishin ato që e bënë organin e tij të fortë dhe e kishin mbajtur ashtu në mënyrë permanente.

Kanceri tani ka mbërritur në fazën finale dhe sëmundja tek plaku është bërë terminale.

Çdo ereksion që zgjat më shumë se katër orë, konsiderohet priapizëm dhe duhet që menjëherë të lajmërohet tek mjeku.

Burimi: DailyMail |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania