JOQ Albania
Home

Dështoi ndaj Brazilit, Messi akuzon ashpër arbitrat: Ishte e turpshme
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/07/2019 9:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Argjentina u mund në mesnatë nga Brazili 2-0 në gjysmëfinale të “Copa America” duke u eliminuar nga ky kometicion.

Golat e Gabriel Jesus dhe Roberto Firmino dërguan Selecaon në finale. Edhe njëherë tjetër, Lionel Messi dështoi dhe nuk arriti të fitonte një trofe me kombëtaren e tij.

Megjithatë, pas ndeshjes, Messi ka fajsuar arbitrat për këtë humbje. Yllli i Barcelonës, ishte i ashpër me gjyqtarët dhe VAR.

Duke folur në një intervistë pas ndeshjes, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka kritikuar vendimin e “bluzave të zeza” për të mos i dhënë një penallti Sergi Aguero, para golit të minutës së 71-të, shënuar nga Firmino.

Ai u shpreh:

Brazili nuk ishte më mirë se ne. Ata gjetën golin në fillim të lojës, ndërsa goli i dytë erdhi nga një penallti ndaj Aguero, që gjyqtarët nuk e dhanë. Gjyqtarët në fushë nuk panë gjë, por as ata të VAR-it nuk e kontrolluan rastin. Kjo është e pabesueshme. Gjykimi favorizoi vendësit dhe kjo ndodhi gjatë gjithë ndeshjes. Sapo shikonin kontaktin e parë, gjyqtarët vendosnin në favorin e tyre. Ky lloj i tmerrshëm gjykimi na largoi nga loja jonë. Nuk ka justifikime për ne, por duhet ta rishikojmë këtë turne, ta analizojmë atë dhe të shpresojmë që në CONMEBOL të bëjmë diçka më mirë. Mendoj se luajtëm një lojë të mrekullueshme."