JOQ Albania
Home

U ofendua nga veshja e tij, i riu kërcënon djalin homoseksual: Do të rrah derisa të bëhesh hetero
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/07/2019 20:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një i ri është filmuar duke kërcënuar keq një të djalë të veshur me pantallona të shkurtra tek McDonald’s.

Incidenti është filmuar tek restoranti i njohur në qytetin e Barcelonës dhe thuhet se nisi pasi djali me të zeza ishte ofenduar nga veshja e të riut tjetër.

Ky i fundit, kishte dalë për festimet e paradës “Pride” dhe mbante veshur një bluze të verdhë dhe një palë pantallona të shkurtra xhins.

Videoja është postuar në Twitter ku ka marrë deri më tani më shumë se 4.2 milionë herë.

Ndër të tjera, djali me të zeza dëgjohet të thotë:

Do të rrah derisa të bëhesh heteroseksual.”

Sipas mediave lokale, policia mbërriti në restorant pak kohë më pas, por viktima refuzoi të ngrinte padi kundër personit tjetër.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania