JOQ Albania
Home

Duket si mbesa e tij, e reja: Unë dhe burri im 55 vite më i madh duam të bëjmë një fëmijë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02/07/2019 19:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua, të cilën e ngatërrojnë shpesh me mbesën e burrit të saj, apo edhe me infermieren apo kujdestaren e tij, thotë se janë më të luntur se kurrë dhe se kanë vendosur të kenë fëmijë, edhe pse kanë një diferencë moshe prej 55 vitesh.

24 vjeçarja Alexis Tadlock, nga Arkansas, SHBA, thotë se i shoqi, 79 vjeçari Charles është gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë në jetë.

E reja, e cila drejton një agjenci funeralesh, u takua për hetë të parë me Charles dhe të shoqen, Kathy, në një kishë në vitin 2015, në shtëpinë e tyre në Sheridan, Arkansas.

Kur Kathy ndërroi jetë, në moshën 77 vjeçare, në shtator të vitit 2017, Charles u mërzit shumë dhe nisi të dilte me Alexis. Të dy u bënë miq të mirë.

Alexis shprehet:

Ne u takuam për herë të parë në kishë kur ai vinte me gruan e tij Kathy. Ajo dhe unë ishim shoqe të mira dhe u mërzita shumë kur ndërroi jetë.
Nuk e njihja shumë Charles, por një ditë e pashë të ulur në kishë dhe po qante. Shkova ta mbështes dhe folëm gjatë. U bëmë miq të mirë pas kësaj dhe filluam të dilnim bashkë. Unë mendoj s
e ndjenjat u rritën nga fakti se kalonim shumë kohë së bashku”.

Pas gati një viti njohjeje, Alexis po mendon të bëhet me fëmijë me pensionistin Charles, pavarësisht diferencës në moshë.

Alexis tha se u lumturua shumë kur mësoi se i dashuri ndihet në të njëjtën mënyrë.

Burimi: Mirror |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania