JOQ Albania
Home

E keni idenë si quhet dhe kush e shpiku qëruesen e patateve?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02/07/2019 19:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kur dëgjoni fjalën “Rex”, cila është gjëja e parë që ju vjen në mendje? Ndoshta dinozauri T-Rex? Apo emri i ndonjë qeni?

Jo, nuk e kemi fjalën për asnjë dinozaur dhe asnjë qen, por diçka që ju e përdorni shumë shpesh por që mbase nuk e dini se quhet rex.

E kemi fjalën për qëruesen e patateve.

Është një objekt shumë i përdorur dhe i zbuluar në Zvicër.

Një ushtar zviceran ka zbuluar këtë shpikje që sot përdoren nga kuzhinierë e amvisa në të gjithë botën.

Zvicerani Alfred Neweczerzal krijoi rexin pasi ishte lodhur duke qëruar patate në kohën që ishte në ushtri.