JOQ Albania
Home

E kemi ditur gabim gjithë kësaj kohe, kjo vitaminë ushqen kancerin në vend që ta “vrasë”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 28/06/2019 23:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vitamina E është marrë prej kohësh si një suplement që mendohej se kishte efekte mbrojtëse kundër kancerit, por rezulton e kundërta.

Sipas një kërkimi të bërë nga New York University, rezulton se ky antioksidant në fakt i “ushqen” këto lloj sëmundjesh dhe i nxit gjithashtu që të përhapen.

Sipas asaj që zbuluan kërkuesit, vitamina E mund të bllokojë tendencat vetë-shkatërruese të disa tumoreve në mushkëri.

Pra, rezulton se në vend që t’i vijnë në ndihmë pacientit, këta antioksidantë në fakt mbrojnë këta tumore nga vetë-shkatërrimi.

Kështu, shkencëtarët i këshillojnë pacientët me kancer në mushkëri që të qëndrojnë larg vitaminës E.

Ekspertët shtojnë gjithashtu se pacientët në përgjithësi nuk duhet t’i mbajnë shpresat tek antioksidantët në rastin e luftës kundër kancerit.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania