JOQ Albania
Home

I nxehti përvëlues, ja çfarë duhet të bëni që të shmangni problemet shëndetësore
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 28/06/2019 0:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Evropa Perëndimore ndodhet në mes të një vale vdekjeprurëse të nxehti që pritet të marrë edhe jetë njerëzish.

Sipas meteorologëve, këtë javë temperaturat mund të shkojnë deri në 45 gradë Celsius.

Këto temperatura ekstreme ndikojnë edhe në shëndetin e qytetarëve. Sipas ekspertëve, simptomat që sjell i nxehti përfshijnë temperaturë të lartë e trupit, rrahje të çrregullta të zemrës ose vështirësi në frymëmarrje, marramendje ose vështirësi në të ecur, mungesë djerse ose djersitje e tepërt, dhimbjet e muskujve, dhimbje therëse koke, etj.

Kështu, për t’i shmangur këto probleme ekspertët rekomandojnë:

-Evitoni daljet nga shtëpia në orët e nxehta të ditës, 11:00 – 17:00.

-Vishuni lehtë, me veshje pambuku, të gjera dhe ngjyra të hapura.

-Mbani në kokë kapele ose çadër dhe syze dielli kur dilni nga shtëpia.

-Mbajeni shtëpinë sa më të freskët. Mbani mbyllur dritaret gjatë ditës.

-Temperaturat në shtëpi duhen të jenë deri në 25° – 27° Celsius.

-Pini lëngje ose ujë në mënyrë të mjaftueshme edhe nëse nuk keni etje.

-Konsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji, si zarzavate dhe fruta.

-Ruajini ushqimet në frigorifer.

-Përdorni gjithmonë krem dielli kur dilni në diell.