JOQ Albania
Home

‘’Ka ndodhur sot’’/ Studentja tregon për ngjarjen e rëndë që mund të kishte pasoja në njerëz në ‘’Qytet Studenti’’
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 27/06/2019 21:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në një prej godinave të konvikteve në ‘’ Qytet Studenti’’.

Një prej studenteve që jeton në këtë konvikt ka shkuar në redaksinë e JOQ Albania dhe tregon për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur.

Vajza tregon se një pjesë e suvasë së tavanit është shkëputur dhe ka rënë.

Vajza ka nisur edhe disa foto që tregojnë se pasojat mund të kishin qenë edhe fatale.

Mesazhi i saj:

Ne një konvikt te qytet studenti . Ka ndodhur sot.’’

Pamjet siç i shikoni janë të rënda dhe nëse ndonjëra prej vajzave ndodhej aty kur u rrëzua suvaja, mund të kishte pasur pasoja të rënda për jetën.

Kujtojmë këtu se kryeministri Edi Rama, por edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se konviktet do të rregulloheshin në bazë të ‘’Paktit për Universitetit’’.

Por, fotot e asaj që ka ndodhur sot flasim më shumë se 1000 fjalë për të vërtetën.