JOQ Albania
Home

‘’Ambulanca u vonua 30 minuta’’/ Ndërron jetë vajza e re që i hyri poshtë kamionit me makinë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 26/06/2019 14:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë mesditës së sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot.

Mësohet se një mjet i tipit ‘’Smart’’ është përplasur pas një kamioni.

Bëhet e ditur edhe se drejtuesja e këtij mjeti është në gjendje të rëndë.

Kurse pak minuta më parë një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe ka treguar se si ka ndodhur aksidenti i rëndë.

Ai shkruan se kamioni ka qenë i ndaluar dhe se mjeti ‘’Smart’’ është përplasur. Po ashtu ai tregon se ambulanca ka ardhur me vonesë dhe se fillimisht e dërguan në spitalin e Laçit jo me ambulancë.

Ndërkohë e ditur bëhet se vajza e re ka ndërruar jetë fatkeqësit.

Mesazhi i plotë:

Kamjoni ka cen i ndalur. Dhe mjeti smart eshte përplasur. Ne smart ishte vetem nje person. Dhe ambulanca ka vonuar 30 minuta, per te ardhur. E kane derguar ne spitalin e lacit jo me ambulance sepse erdhi me vonese. Ishte çare ne ball. Ajo ka ardhe dhe i ka ren nga pas kamjonit. Ishte e re gjyna që vdiq."