JOQ Albania
Home

Paralajmërimi për meshkujt, ja pse nuk duhet të rrini zgjuar shumë vonë natën
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 24/06/2019 18:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Meshkujt që mund të jenë duke planifikuar për ndonjë pasardhës duhet të flenë herët në darkë.

Sipas një studimi, nëse doni që të keni sukses në ngjizjen e një fëmije duhet të bini në gjumë përpara orës 10.30 të darkës.

Kjo pasi, sipas kërkimeve, burrat që flenë herët kanë katër herë më shumë mundësi për të pasur spermë me cilësi të mirë.

Në kuadër të këtij studimi, shkencëtarët i pyetën burrat që morën pjesë për orarin e gjumit që kishin pasur në muajt e fundit.

Kështu, rezulton se ata që shkuan në shtrat para orës 10.30 kishin pothuajse katër herë më shumë të ngjarë të kishin spermë normale krahasuar me meshkujt të cilin kishin rënë për të fjetur pas orës 11.30.

Provat e siguruara gjatë kërkimit sygjerojnë se mungesa e gjumit mund të bëjë sistemi imunitar të reagojë dhe të dhe të sulmojë spermën.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania