JOQ Albania
Home

Stallone u vë kusht fansave: Nëse doni foto me mua, paguani “qimet e kokës”
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24/06/2019 10:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sylvester Stallone është një ndër aktorët më të suksesshëm dhe më të preferuar nga të gjithë, por jo të gjithë e kanë mundësinë ta takojnë e të bëjnë ndonjë foto me të, apo të marrin autograf, duke qenë se aktori është thuajse gjithmonë në lëvizje.

Por këtë herë, si për të habitur fansat, ai ka bërë me dije se për disa javë do të nisë një tur promovues të filmit të tij më të ri “Rambo, last blood” dhe hyrja në sallat ku do të bëhet ky event nuk është aspak e lirë.

Gjatë këtij eventi të pranishmit do të kenë mundësi edhe të ndjekin intervista “live” të aktorit, të hanë tre vakte si dhe të dëgjojnë histori të pathëna më parë nga 72-vjeçari.

Për këtë gjë kostoja shkon deri në 325 paund personi, por nëse të pranishmit duan të bëjnë një foto me aktorin, atëherë pagesa shkon në 849 paund.

Shifër tepër e çmendur për thjesht një foto!

Burimi: Metro|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania