JOQ Albania
Home

U bënë turmë për ta parë teksa lindte/ Ngordh delfini pak minuta pasi erdhi në jetë në ”Gjirin e Lalzit”
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 23/06/2019 17:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje po aq e pazakontë, por edhe e bukur në të njëjtën kohë ka ndodhur në Gjirin e Lalzit.

E themi këtë, pasi në redaksinë e JOQ Albania qytetarë të ndryshëm kanë nisur disa foto dhe video, ku shkohet se një delfin ka lindur të voglin e saj.

Njëri prej qytetarëve që ka nisur fotot tregon se të voglin, delfini e ka lindur para syve të disa pushuesve që kanë qenë të shumtë në numër.

Po ashtu ai tregon edhe se ata e kanë ndihmuar për të lindur i vogli i ka ndërruar jetë, pasi shumë persona u mbllodhën për ta parë, aq sa u bënë turmë.

Sipas tij i vogli mund të ketë ndërruar jetë sepse u mblodhën, aq shumë njerëz dhe se mund të ketë ndodhur edhe nga pakujdesia.

Mesazhi i plotë:

U mblodhen aq shume njerez dhe nuk leviznin sa ndoshta dhe mund te ket ngordhur nga pakujdesia.’’

Gjithashtu në redaksinë e JOQ Albania kanë nisur edhe disa pamje, ku shikohet se të voglit po i jepet ndihmë mjekësore, por ai nuk reagon.