JOQ Albania
Home

Vajza nga Durrësi shkon të denoncojë maniakun që e ngacmonte, përgjigja e policit e lë pafjalë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22/06/2019 18:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Personat që mbajnë veshur uniformën e policisë supozohet të ngjallin një ndjenjë sigurie tek qytetarët dhe të jenë në shërbim të tyre.

Por me sa duket në një rast të rrëfyer nga një vajzë nga Durrësi, situata i është kthyer bumerang.

Foto ilustruese

Ajo rrëfen për JOQ Albania se prej disa kohësh një maniak nuk e lë të qetë dhe e ngacmon vazhdimisht dhe i është drejtuar për ndihmë Policisë së Durrësit.

Sipas vajzës, në vend që të merrte një përgjigje pozitive nga policia, njëri prej tyre ia ka kthyer me batutë duke e ngacmuar.

Nga shiu në breshër i thonë këtij muhabeti…

Vajza shkruan:

Pershendetje JOQ. Vajta ne policin e Duresit qe te denoncuar nje maniak qe nuk me le te qet dhe u tregova rastin policeve e njeri nga ato me tha nuk ka faj ai qe te ngacmon ty me kete trup yll. Cfare ti bej hallit tim?”