JOQ Albania
Home

Mund të lajë me qindra pjata, ky është roboti që do të zëvendësojë njerëzit në restorante
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 21/06/2019 12:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pjesa më e keqe e punës në çdo restorant mund të eliminohet së shpejti pasi një robot i aftë për larjen e enëve është shpikur nga një ‘start up’ në SHBA.

Por, edhe pse është një punë që paguhet pak, ekzistojnë shumë njerëz rreth e qark botës që ushqejnë fëmijët duke larë pjatat nëpër restorante.

Por tani, “Dishcraft”, që ndodhet në Silicon Valley, shpreson që t’i zëvendësojë njerëzit që lajnë pjata në restorante me një pjatalarëse gjigante të automatizuar.

Sistemi aktualisht punon duke përdorur vetëm tasa ose pjata por, themeluesit, Linda Pouliot dhe Paul Birkmeyer, shpresojnë ta shtojnë numrin e enëve në të ardhmen.

E vetmja gjë që bëjnë njerëzit në këtë rast është vendosja e ‘pirgut’ me pjata brenda robotit dhe pjesën tjetër e bën makineria vetë.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania