JOQ Albania
Home

24-vjeçari shkon në spital me dhimbje barku, e pabesueshme ajo që gjejnë kirurgët në stomakun e tij
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 20/06/2019 17:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mjekët në një spital në Indi kanë mbetur të shokuar kur kanë zbuluar se çfarë kishte gëlltitur një pacient.

24-vjeçari u paraqit në spital me dhimbje barku por pasi iu bë një skaner dhe një radio grafi kirurgët arritën më në fund ta kuptonin se ku qëndronte problemi.

Ai kishte gëlltitur 80 objekte, kryesisht metali dhe të mprehta duke përfshirë dhjetëra monedha, thika, çelësa, mbajtëse çelësash, një varëse, karfica për flokët, prerëse thonjsh etj.

Duke folur për incidentin e çuditshëm, Dr. D.K Sharma, kreu i kirurgjisë në spital, tha se objektet ishin të ndryshkur dhe duhet të kenë qenë brenda trupit të burrit për ‘disa kohë’.

Dr. Sharma, shtoi:

Objektet metalike që kemi nxjerrë janë të gjitha të ndryshkura, kjo tregon që i riu i ka gëlltitur prej kohësh.”

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania