JOQ Albania
Home

Prindër për herë të dytë, Albani dhe Miriami japin lajmin fantastik
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20/06/2019 8:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ata kanë vendosur deri më tani t’i bëjnë gjërat në mënyrë private, tepër në fshehtësi dhe larg syrit të publikut.

U martuan në fshehtësi, lindën dhe mbajtën larg mediave vajzën e tyre të vogël, Ameli, ndërsa tani, më në fund, Albani dhe Miriami vendosën të ndajnë me publikun lajmin e gëzuar se do të bëhen prindër për të dytën herë.

Lajmin e kanë dhënë mbrëmjen e djeshme gjatë koncertit recital “Hapësira e një ëndrre”, mbajtur në Prishtinë.

Ka qenë Miriami ajo që ka hipur në skenë për të kënduar bashkë me të shoqin këngën “Dhurata” dhe të dy bashkë kanë dhënë lajmin e gëzuar.

Albani është shprehur:

Këtë këngë ia kushtojmë vajzës sonë Ameli dhe një engjëlli që po vjen në jetë”.

Sapo kanë dhënë lajmin, publiku ka shpërthyer në duartrokitje dhe ovacione si për t’i uruar për këtë moment të rëndësishëm në jetë.

View this post on Instagram

-2 ditë .. PRISHTINË 💘 #HapesiraENjeEndrre

A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on