JOQ Albania
Home

Është 64-vjeçe por ngjan si vajzë e re, modelja e njohur tregon “sekretin” e pamjes së saj rinore
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 18/06/2019 23:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Yazemeenah Rossi është një modele franceze, që edhe pse numëron plot 64 vite, ngjan si vajzë e re.

Rossi ka ndarë disa nga sekretet që e bëjnë atë të duket kaq e re dhe përfshijnë disa lloje pijesh që mund të parandalojnë plakjen, por edhe përshpejtojnë edhe metabolizmin.

Modelja shpjegon se konsumon pijet e mposhte me stomakun bosh.

-Ujë të ngrohtë me lëng limoni

Kjo përzierje mund t’ju ndihmojë të humbni peshë, pasi lëngu i limonit ka vetitë dietike dhe pastruese.

Lëngu i limonit ndihmon ndihmon që mëlçia të prodhojë më shumë biliare, gjë që përshpejton tretjen e ushqimeve.

-Uthulla e mollës

Disa studime sugjerojnë se uthulla e mollës mund të ndihmojnë me disa sëmundje, duke filluar me infeksionet e deri tek diabeti.

Mes të tjerash, kjo uthulla e mollës redukton glukozën, kolesterolin dhe presionin e lartë të gjakut.

-Lëngu i xhenxhefilit

Ky lëng përshpejton metabolizmin tuaj dhe e bën trupin të përdorë më shumë energji.