JOQ Albania
Home

E kishte drejtuar celularin nga kamera, Çanit i vjen mesazhi i papritur: O k**
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 18/06/2019 21:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të gjithë e dimë tashmë që Arian Çani merr mesazhe të shumta ndërkohë që emisioni i së premtes është në transmetim.

Disa prej tyre madje, lexohen me zë nga vetë moderatori i emisionit. Por, si duket kësaj radhe Çani ka dalë ‘zbuluar’, edhe pse pa dashje.

Në studio po promovohej një këngëtare, por duke qenë se Ledio nuk e kishte gati videon, moderatori vendosi të vepronte vetë.

Çani mori celularin e tij dhe e bëri gati videon nga YouTube. Por, ndërsa ai e mbante celularin e tij të drejtuar nga kamerat, erdhi një mesazh jo fort i këndshëm.

Si duket, një nga ndjekësit e tij po e quante Çanin, “O k**”.

Nuk dihet nëse mesazhi ishte i qëllimshëm për t’u kapur në atë moment nga kamera, apo ishte thjesht një rastësi e keqe.