JOQ Albania
Home

“Zoti të shpëtoftë! Sa muajshe je?”/ Marina Vjollca është shtatzënë?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18/06/2019 10:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një foto e çiftit diskret të showbizzit ka ngjallur mjaft dyshime. E kemi fjalën për Marina Vjollcën dhe Getoar Selimin, të cilët janë fotografuar në një moment lumturie.

Getti qëndron i ulur ndërsa Marina, tepër e qeshur, ka vendosur kokën në prehërin e tij.

Vendosja e dorës së të dyve mbi barkun e Marinës ka krijuar konfuzion tek fansat, të cilët menjëherë kanë hedhur dyshime për një shtatzëni të mundshme.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë komentuar duke pyetur nëse vajza është shtatzënë, por nuk kanë munguar as urimet, duke e bërë shtatzëninë fakt të kryer.

Madje, njëri prej ndjekësve shkruan:

Të shpëtoftë Zoti. Sa muajshe je?”

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga çifti që lidhi kurorë disa vite më parë, ndërsa kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Marina Vjollca përflitet të jetë shtatzënë.